8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Për rrahjen e nxënësit në Rahovec shkolla nuk shqetësohet

Dhuna fizike ndaj nxënësve nëpër shkolla të vendit, sidomos në fshatra, ende është e pranishme.

Në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, në Pataqan të Ulët në Rahovec, arsimtari i gjuhës shqipe, Samidin Zeka, e ka rrahur një nxënës të klasës së 9-të.

Ky i fundit kishte hyrë në fushë të sportit për të luajtur me të tjerët, por profesori i kishte thënë atij të dalë nga fusha. Derisa nxënësi nuk e kishte dëgjuar, ai e ka rrahur atë, raporton KTV.

Zeka dhe drejtori i kësaj shkolle, Avdi Mustafa, nuk e kanë parë të arsyeshme të flasin rreth kësaj çështjeje, duke e konsideruar si joserioze.

Përderisa prej frikës se fëmijës së tyre mund t’i përsëritet kjo, as prindërit nuk kanë pranuar të flasin.

E drejtori i Arsimit në komunën e Rahovecit ka thënë se nuk është në dijeni në lidhje me rastin, por ka shtuar se do të marrë informacione, për të parë se çfarë masash do të merren ndaj mësimdhënësit në fjalë.

Nxënës të tjerë në shkollës, prapa kamerës, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që arsimtari në fjalë përdor dhunë fizike, pasi që ka edhe të tjerë që janë rrahur.

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

I dënuari nga Suhareka gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku...

Lajmet e Fundit