18.4 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

Për të hyrë në Mal të Zi, qytetarëve të Kosovës iu duhet testi për COVID-19

Prej të hënës banorët e Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse paraprakisht testohen negativë për COVID-19. Qeveria e Malit të Zi të premten pasdite ka prezantuar vendimet për hapjen e mëtejme të kufijve të këtij vendi.

Qytetarët e Kosovës për të hyrë në Mal të Zi duhet të kenë me vete rezultatin negativ të PCR testit për SARS-CoV-2, të laboratorëve të akredituar, thuhet në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi.

“Shtetet, banorët e të cilave mund të hyjnë në Mal të Zi me rezultat negativ të PCR testit për SARS-CoV-2 të laboratorëve të akredituar, jo më të vjetër se 48 orë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, lista e vendeve është formuluar në bazë të rasteve aktive dhe rasteve të reja me koronavirusi si dhe disa kritereve tjera të kësaj natyre. Lista e vendeve banorët e të cilave nuk kanë kufizime për të hyrë në Mal të Zi është shumë e gjatë.

Aktualisht nuk kërkohet posedimi i testit negativ për hyrje në Mal të Zi, për qytetarët e Kosovës. Vendimi i Malit të Zi për të hapur kufirin me Kosovën dhe për të mbajtur të mbyllur atë me Serbinë kishte bërë bujë në rajon.

Sa i takon Serbisë, Mali i Zi ende nuk ka vendim për të hapur kufijtë.

“Trupi koordinues nacional veçanërisht ka analizuar situatën epidemiologjike në Serbi. Është vendosur që vendimi për hapje ndaj Serbisë mund të merret vetëm pasi të dihet rezultati shëndetësor i ngjarjes sportive të mbajtur kohë më parë në Beograd, në të cilën janë lejuar dhjetëra mijëra shikues, me çka është prodhuar rrezik epidemiologjik i lartë”, thuhet në njoftim.

Bëhet fjalë për ndeshjen e futbollit në mes të dy skuadrave të mëdha beogradase, që mblodhi mijëra shikues.

Për të hyrë në Mal të Zi, qytetarëve të Kosovës iu duhet testi për COVID-19

Më Shumë

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për grisjen e Kuranit në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit I.P., për grisjen e librit të shenjtë të...

Kryetari Totaj nënshkruan marrëveshjen për financimin e rinovimit të Stacionit të Autobusëve në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ndërtesa e Stacionit të Autobusëve në Prizren do të rinovohet bashkë me rregullimin e infrastrukturës përkatëse. Ky projekt sipas...

Lajmet e Fundit