27.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Përfundoi festivali “Hasi Jehon 2017” – këto janë çmimet

Në natën e tretë në festivalin “Hasi jehon” u paraqitën 5 ShKA ndërsa mbylljen e bëri ShKA “Malësori”.

Derisa u paraqit në skenë ShKA “Malësori”, juria në përbërje të Dilaver Kryeziut, Sami Pirajt dhe Hysen Didës, vendosën për çmimet tradicionale të festivalit, shkruan PrizrenPress.

“Publik i mrekullueshëm si zakonisht. E meritoni notën më të lartë për qëndrueshmërinë dhe për kulturën që e keni si publik”, tha Dilaver Kryeziu kryetar i jurisë.

Juria i ndau këto çmime:

Çmimi e parë “Malësorin” juria ia ndau Ansamblit “Mati” nga Burreli

Çmimi i dytë “Malësorja” iu nda ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova

Çmimi i tretë “Lahuta” sipas jurisë iu takoi ShKA “Januz Ramadani” nga Smira dhe Ansamblit “Rugova” nga Peja

Çmimi “Nazmije Tota” iu nda trios së këngëtareve nga Mati

Valltari më i dalluar u vlerësua Muhamet Sinani i ShKA “Bresana” nga Bresana

Valltarja më e mirë Elizabeta Zeneli nga ShKA “Prishtina”

Dyshja më e mirë e valltareve Vjollca Hajrullau dhe Ermira Sheta nga Kruma e Hasit

Koreografia më e mirë u shpall ajo e koreografit Mehmet Xhemajli nga ShKA “Prishtina”

Loja më e mirë popullore ShKA “Katarina Josipi”

Kostumet ShKA “Rapsha” nga Tuzi

Rituali më objektiv iu nda Ansamblit Muharrem e Xhevat Qenaj nga Ramaja

Çmimi rapsodi më i mirë i festivalit iu nda raspodes Xhevrije Vataj

Grupi i rapsodëve më të mirë Hamit Kastrati e Përparim Brati nga Hasi i Shqipërisë

Orkestra më e mire ShKA “Shote Galica” nga Drenasi

Instrumentisti më i dalluar klarinetisti nga Kavaja

Krejt në fund, drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, çmimin e parë të festivalit ia “ndau” publikut.

“Juria ndau çmimet për Ansamblet ndërsa unë them se çmimi i parë si zakonisht ju takon juve që e përcillni me kujdes paraqitjen e çdo grupi”, tha Hodaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Borxhi i lartë ndaj ujësjellësit në Gjonaj: ‘Hidroregjioni Jugor’ kërkon pagesën e menjëhershme të faturave

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka lëshuar një njoftim urgjent drejtuar banorëve të fshatit Gjonaj, duke kërkuar pagesën e menjëhershme të faturave...

Fluks i madh në Morinë, 69 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri

Në Pikën Kufitare të Morinës, nga e premtja deri të dielën paradite të kësaj jave, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga Kosova. Gjatë gjithë...

Lajmet e Fundit