8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Përkujtohen dëshmorët Dalip Behra e Bekim Gashi, Latifi: Ishin shembull i sakrificës dhe guximit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të rënies në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës” të dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi.

Latifi ka thënë se sot po nderojnë kujtimin për jetën, veprën dhe sakrificën e tyre për liri.

“Dëshmorët Dalip Behra e Bekim Gashi, janë shembull i sakrificës, i guximit, i nderit e i nderimit të atdheut dhe kombit! Këta trima i vunë gjoksin furtunës dhe vendosën të përballen me fatin, duke besuar thellë, se e drejta është në anën tonë dhe këtë luftë duhet ta fitojmë ne: të nëpërkëmburit, të dhunuarit, të persekutuarit, të gjymtuarit e të shndërruarit në hiç”, ka thënë Latifi.

 

 

Ai ka theksuar se rruga e luftës mbeti e vetmja mundësi për dinjitet njerëzor e kombëtar e për t’ia sjellë lirinë kësaj toke që po rënkonte nga dhimbjet e çizmës së huaj.

“I përjetshëm kujtimi për Dalipin, Bekimin dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës”, ka thënë kryetari Latifi.

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit