44-vjeçari në Suharekë denoncon vëllain e tij për vjedhje: M’i mori stolitë në vlerë të 600 eurove

Rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve janë në rritje, pasi që çdo ditë raportohet për persona të ndryshëm të cilët në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë të mira materiale. Por nuk ndodh shpesh që të dyshuarit të jenë familjarët që kryejnë vjedhje brenda shtëpive të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një shtëpi në fshatin Semetisht të Suharekës, ku një person ka denoncuar vëllain e tij për vjedhje.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 44-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka vërejtur se në dhomën e tij mungojnë stolitë e arit në vlerë të 600 eurove.

 

 

E kjo dyshohet se i erdhi nga vëllai i tij, për të cilin thotë se pa leje është futur brenda dhomës së gjumit dhe ka vjedhur stolitë.

Si rezultat i denoncimit, 32-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për veprën penale ‘Vjedhje’.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit