Përurohet objekti i ri i shkollës “Sadedin Hajda” në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në prani të mësimdhënësve, nxënësve dhe qytetarë qytetarëve, ka bërë përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Sadedin Hajda” në qytetin e Rahovecit

Kryetari Latifi ka thënë se ndërtimi i objektit të kësaj shkolle dhe sallës së edukatës fizike, ishte projekt i investuar nga ish-Ministria e Administratës Publike, që tash quhet Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ndonëse projekt i vonuar në kohë, sepse punimet kishin nisur në vitin 2017, ne sot jemi të lumtur që më në fund u finalizua”, ka thënë Latifi.

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Lajmet e Fundit