Pikturat parahistorike të Vlashnjës së Prizrenit në pulla postare

Nga sot, Filatelia e Postës së Kosovës, vë në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Trashëgimia – Pikturimi parahistorik i Vlashnjës”.

Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, si pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës që përmban një numër të madh të spiraleve, llojesh dhe pozitash të ndryshme, si dhe një dre.

“Pikturimet në këtë lokalitet të shenjtë, i cili gjendet tek hijerorja e Mrizit të Kobajës (rreth 6-7 km nga Prizreni), datojnë që nga epoka e neolitit dhe gjatë epokës së bronzit e më tej. 

Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbukurime dhe objekte utilitare, monedha etj.”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës

Pullat postare që bartin imazhet e drerit dhe spiralet e artit shkëmbor të Vlashnjës, siç thuhet më tej në njoftim, nga tani e tutje do të qarkullojnë në të gjitha vendet e botës, duke e promovuar Republikën e Kosovës dhe vlerat e saj të trashëgimisë kulturore.

 

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit