20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Joshua: Koha ime po mbaron

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se karrierës së tij po i vjen fundi. Ai e konsideron veten “plak”, ndërkohë që synon të rikthehet në ring në pranverën e vitit të ardhshëm. Joshua nuk duelon që prej gushtit të këtij viti, kur humbi revanshin ndaj Usyk.

Britaniku u shpreh se i duhet të punojë shumë për t’i bërë vitet e fundit të karrierës së tij të këndshme dhe të suksesshme. Gjithsesi, ai pranon se mezi pret të dalë në pension dhe të ndërtojë një familje.

“Jam i hutuar, jam si një plak që i ka kaluar koha në ring. Unë e shoh veten se nuk jam as në fillim e as në mes të karrierës time, por në fundin e saj”, ka thënë Joshua.

“Koha ka kaluar shpejt dhe dua të sigurohem që në fundin e karrierës time të arrij ato gjëra që nuk kam pasur mundësi t’i arrij më parë. Mendoj se arritja ime më e madhe s’ka ardhur ende. Mendoj se kur të tërhiqem do të qaj, pasi i kam dhënë shumë këtij sporti, kam sakrifikuar shumë”, u shpreh Joshua

“Të gjithë ne kemi ditët e këqija, por gjithmonë jam përpjekur të jem i fortë. Mezi po pres të rikthehem në ring më i fortë”, ka shtuar Joshua që pret ta mësojë emrin e rivalit të tij, që mund të jetë Deontay Wilder ose Dillian Whyte.a

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Lajmet e Fundit