7.7 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

‘Planet’ e Parlamentit Studentor kundër Rektorit të UPZ-së(Dokumente)


Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit, nuk po mund të pajtohet me zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Rektorit, Ismet Temaj.

“PrizrenPress”, ka siguruar bashkëbisedimet e tyre në rrjetin social “Facebook”, ku shihen ‘planet’ për organizimin e aksioneve kundër Temajt.

Ismet Temaj ishte zgjedhur vitin e kaluar Rektor i UPZ-së. Kundër zgjedhjes së tij patën dalur përfaqësuesit e Parlamentit Studentor dhe ish-rektori Ramë Vataj.


Vataj, ishte ankuar edhe në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prizrenit përmes aktgjykimit ka refuzuar kërkesë-padinë e ish-rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj, ndaj këtij universiteti publik lidhur me vendimin e muajit maj të vitit të kaluar për zgjedhjen e rektorit Ismet Temaj.


Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, ka konfirmuar se kjo gjykatë ka përfunduar aktgjykimin e padisë së paditësit Ramë Vataj kundër Universitetit “Ukshin Hoti”.

Ismet Temaj, gjatë kohës sa lënda po trajtohej nga gjykata, ishte zgjedhur ushtrues detyre i UPZ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Lajmet e Fundit