11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Poker me kulturën

Shkruan: Granit Kurti

Në poker lojtari që vë bastin i detyron të tjerët të dorëzohen, ta paguajnë atë ose ta rrisin shumën. Nëse asnjëri prej kundërshtarëve nuk e paguan bastin, fiton ai që e ka vënë. Edhe pa i hapur fare letrat. Mundësia për të fituar pa i treguar letrat i jep mundësi të ashtuquajturit “blof”, një përpjekje me risk për ta bindur kundërshtarin se ka në dorë kombinimin më të fortë. Shkurt, fiton i dobëti. E krejt kjo në poker është pjesë e lojës. Në Ministri është konkurs. Loja e fundit: konkursi për financimin e projekteve kulturore.

Tavolina e pokerit është e përbashkëta e Ministrisë së Kulturës me shumicën e protagonistëve të asaj që quhet skenë e pavarur.

Ministri është lojtari i përhershëm në raunde mandatesh. Ata të skenës shtyhen për të zënë vend e të futen në lojë. Tash 15 vjet çdo ministër ka kërkuar të luajë me letrat e veta. Ka qenë një mosbesim i përhershëm se pararendësi i ka letrat e dobëta dhe se loja duhet të nisë prej tij. Pastaj me vete gjithherë ka marrë të vetët që t’ua shpërndajë ato.

Ajo që s’ka ndryshuar është lloji i pokerit. Ministria e Kulturës luan atë më të përhapurin, “Texas hold ‘em” me letra të mbyllura dhe herë shtiret sikur luan me gjysmë të hapura. Ata të skenës kanë pranuar të luajnë kësisoj. Deri një ditë…Dhe ka një arsye për këtë. Në lojën e fundit era ua ka hapur letrat.

? ? ? ?

Ministria ka pasur shtatë “lojtarë” deri më tani. Historia e pokerit prejse shkrimtari anglez Joseph Crowell e shënoi 1829-n si vitlindje të kësaj loje letrash, ka njohur disa sish si të zotë në atë që kërkon dinakëri e besa shpeshherë edhe mashtrim. Zaten, bëhet fjalë për bixhoz dhe hahet. Por se për çfarë do të mbahet në mend shtatëshja e Ministrisë, është tjetër histori. Në poker ai që ndan letrat quhet shpërndarës, i cili i përzien ato para se t’ua përcjellë lojtarëve. Në Ministri quhen këshilltarë. Në poker quhet bast, shuma që hidhet në tavolinë për ta nisur lojën. E në Ministri, buxhet.

Në poker lojtari që vë bastin i detyron të tjerët të dorëzohen, ta paguajnë atë ose ta rrisin shumën. Nëse asnjëri prej kundërshtarëve nuk e paguan bastin, fiton ai që e ka vënë. Edhe pa i hapur fare letrat. Mundësia për të fituar pa i treguar letrat i jep mundësi të ashtuquajturit “blof”, një përpjekje me risk për ta bindur kundërshtarin se ka në dorë kombinimin më të fortë. Shkurt, fiton i dobëti. E krejt kjo në poker është pjesë e lojës. Në Ministri është konkurs. Loja e fundit: konkursi për financimin e projekteve kulturore.

? ? ? ?

Sivjet Ministria e ka zbritur ”bastin” për nja 300 mijë euro në krahasim me vitin e kaluar. Me gjysmë milioni euro ka tentuar të fusë në lojë sa më shumë lojtarë. Lojtarë të dobët dhe asi që kërcënohen se do ta lënë lojën. Bash sikur fëmija që ose e prish krejt në fillim kur e projekton s’e ka një kundërshtar pak më të fortë, ose s’e pranon humbjen, por nuk i futet një tjetër loje. Ose bëjnë bisht në një tjetër shtet. Institucionet e Ministrisë, si shikues e pa asnjë letër, fitojnë në çdo variant. Pa u lodhur fare por, thjesht, duke bërë sehir. Bastin (buxhetin) e Ministrisë e kanë të garantuar pa marrë fare pjesë në lojë. Ca lojtarë të tjerë Ministria i fton në një tjetër lojë (konkurs), por paraprakisht ata që kanë humbur s’kanë të drejtë ta provojnë fatin.

Problemi i krejt kësaj meseleje është se as ministri njashtu si as ata të skenës nuk luajnë letrash e nuk vënë bast paratë e veta. Ata që e bënin këtë dikur, quheshin bohemë. Bash sikurse ai i karikaturistit të “Kohës Ditore”, Jeton Mikullovci – Jemi, në një karikaturë të vitit 1997.

Protagonistit s’i mungon frymëzimi, por gjethi i thatë ia gudulis inspirimin, siç thuhet t’i ketë bërë vaki Newtonit me mollën që ia zbërthen Teorinë e gravitetit. Me cigare, i arnuar e barktupan, krejt në fund e ha gjethin. Tash, Kosova s’njeh më bohemë. E artistët, as ata të pavarurit, nuk hanë më gjethe.

? ? ? ?

Në këtë garë ka përjashtime. Është një ”lojtar” që quhet ”DokuFest”, i cili me kohë ka arritur t’ia caktojë Ministrisë rregullat e veta të lojës. Në fakt, ministri, por edhe më të mëdhenj se ai, hallakaten që të bëhen bashkëlojtarë, sepse e dinë që ”Doku…” i ka letrat e forta edhe në garat jashtë vendit.

Në poker, dora e fortë e kombinimit më shumë është fat sesa mjeshtri. Në skenën kulturore është punë e durim. Katërmbëdhjetëvjeçari i Prizrenit ka punuar me durim dhe sivjet i ka nxjerrë keqas prej loje ata që ia kanë mësyrë të luajnë me Ministrinë. Pak të tjerë e kanë kuptuar taktikën e ”Dokut…” dhe do të bënin mirë ta aplikonin atë. Ministria s’është e interesuar të ketë një tjetër lojtar të fortë.

Sepse i duhet të rrisë bastin tek i konvenon loja me të dobëtit, të cilët i përjashton nga tavolina në xhurulldinë me shumë garues edhe kur s’heq dorë nga fshehja e letrave.

”Doku…” i ulet përballë Ministrisë edhe në ”poker” dysh. Dhe e ka mundësinë të luajë me alamet bastesh. Sepse tashmë ka bërë histori si lojtar i fortë në arena ndërkombëtare, se vendit të cilin e përfaqëson i jep një tjetër imazh dhe ka kohë që e bën botën të flasë për të. E mundësia tjetër është që një ditë të mos ”luajë” fare me Ministrinë. Të arrijë atë që quhet pavarësi edhe nga politika, edhe nga ”bastet” e politikës. Edhe nja dy a tre të tjerë si puna e ”Doku…” duken në horizont, por së pari duhet ta shuajnë vesin për bixhoz.

? ? ? ?

Pianisti gjerman Joja Wendt në edicionin e jubilar të ”DAM Festit”, protestoi. S’ishte një parashikim profetik se Ministria e Kulturës do të godiste nën brez këtë e shumë festivale të tjera. Vendimin e mori para se të aterronte në Prishtinë: interpretoi falas, sepse kishte dëgjuar se, jo vetëm skena kulturore e varur a e pavarur ishte në krizë. Por se po vinte në një vend prej të cilit njerëzit po ikin nga kriza. Qëlloi në shenjë në kohën e duhur dhe koncerti falas u përkthye si protestë ndaj vendimit të Ministrisë. Por protestoi me koncert. E pastaj kitaristi Petrit Çeku, me një koncert solo, ku, siç tha paraprakisht, ndjenjën e vetmisë kur instrumentistin s’e shoqëron kush në skenë, e ndan me festivalet që sivjet e ndjejnë veten të lënë anash.

Sërish edhe një ”protestë” me koncert në Sallën e Kuqe – të cilën edhe kur kulmi i saj përkujdeset që skenografisë t’i kontribuojë me ca pika shiu – një artist si ky e bën t’i ngjajë alamet skene.

”Protesta” të tilla le të ketë edhe më. E Ministria do të ishte mirë herë pas here të merrte pjesë në to. Të shohë s’e edhe aty ka lojtarë të fortë, të cilët pa i njohur i ka përjashtuar nga loja. Dhe se ia vlen të vë baste me ta. Por skena duhet ta kuptojë një gjë.

”Politika dhe kultura janë të veçuara në përmbajtje dhe të ndara në qëllim”, porosiste kaherë Branko Merxhani, kur përgjigjej se ç’do me thënë të merresh me kulturë pa bërë politikë. Të dyja i konceptonte si vullnete sociale të çdo shoqërie. Të parin nxirrte kulturën.

“Dhe puna e kulturës, në parim, është një punë mendimi, që ecën kryesisht drejt zbulimit të së vërtetës”, shkruante. “Politika, në parim, është edhe kjo një punë mendimi, por një punë që nuk ka si qëllim kryesor të gjejë të vërtetën. Ajo ecën drejtpërdrejt për në fuqi dhe për në pushtet”. Ai i kulturës, që Merxhani e quan mendimtar – për dallim nga mundimtari i politikës – kufizohet në gjurmimin dhe përhapjen e së vërtetës që “s’ka nevojë të vërë në dorë fuqinë reale dhe të sundojë botën duke u mbështetur në bajonetën e xhandarit”. “Ai ndjek rrugën e vet. Dhe ndjek këtë rrugë me guxim dhe me qetësi. Ai ecën edhe duke vuajtur”, porosit ai.

Pokeri është lojë bixhozi. Fitorja është në dorë të fatit. E nëse skena s’e ka ndër mend të ikë nga tavolina e Ministrisë, e ka të sigurt se po mbahet nga shtyllat e teorisë së gjasave. Por herët a vonë, të gjithë lojtarët do të detyrohen të luajnë me letra të/Koha Ditore/

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit