16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Polici ia shpëton jetën një qytetari në Suharekë

Një polic i ka shpëtuar jetën një punëtori të një kompanie në Suharekë, i cili derisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit ishte goditur nga rryma elektrike.

“Me datën 9 shtator 2019 rreth orës 14:00, në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë, punëtori i një kompanie derisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit, ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik. I njëjti ishte i lidhur me rripin e sigurisë, por për një moment dyshohet se është goditur nga rryma eklektrike ku është varur pa ndjenja në rripin e sigurisë. Dy punëtorët tjerë ndihmës kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku patrulla policore që ishte në afërsi ka vepruar menjëherë dhe njëri nga zyrtarët është ngjitur lart në shtyllë duke e tërhequr poshtë punëtorin i cili ishte pa ndjenja”, thuhet në komunikatën e Policisë së Prizrenit.

Policia bën të ditur se me këtë rast është njoftuar emergjenca e cila ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i është ofruar ndihma e parë, për t’u trajtuar më pas në spitalin rajonal në Prizren.

“Veprimet heroike dhe të menjëhershme të policit në Suharekë kanë bërë që punëtori të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja dhe viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar në shtëpi”, përfundon komunikata. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Lajmet e Fundit