24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Policia dhe FSK’ja në kërkim të 2 vjeçarit të humbur në Malishevë

Njësitet policore të Kosovës dhe njësiti i FSK’së për kërkim-shpëtim janë aktivizuar për të kërkuar 2 vjeçarin e humbur në Tërpezë të Malishevës.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, pas raportimit për fëmijën e humbuar njësitë policore dhe K-9 së bashku me banorë të fshatit janë vënë në kërkim.

“PERSON I HUMBUR: Fsh. Terpezë, Malishevë, 21.08.2020 – 20:00. Është raportuar se një fëmijë dy vjeç mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe njësitë policore dhe K-9 po ashtu edhe banorë të fshatit janë vënë në kërkim. Është njoftuar edhe njësiti i FSK-së”, thuhet në raportin e policisë.

Familjarët me anë të disa postimeve në Facebook, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për kërkime dhe për gjetjen e tij. /Express/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Lajmet e Fundit