8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Politikanët pasanikë të hetohen

Intervistë eksluzive me analistin amerikan, Daniel Server

Kosovës i duhen prokurorë dhe gjyqtarë të guximshëm

“Kosova Sot”: Kosova është në prag të një sfide të re, themelimi i Gjykatës Speciale, që do të trajtojë akuzat e raportit të Dik Martit. A ishte kjo Gjykatë e nevojshme?

Daniel Server: Jo. Ajo u bë e nevojshme për shkak të dështimit të Kosovës dhe Shqipërisë për të zhvilluar hetimet penale në lidhje me akuzat që dëgjoheshin për një kohë të gjatë.

“Kosova Sot”: Në mesin e personave të akuzuar në raportin e Dik Martit, është edhe emri i ish-kreut të UÇKsë, ish-kryeministrit Hashim Thaçi. A do të befasoheshit nëse në listën e të akuzuarve, të përfshihej edhe emri i tij?

Daniel Server: E, kush do të mund të befasohej, pas tërë këtyre viteve të diskutimit të kësaj mundësie? Por, unë nuk kam parë ndonjë dëshmi bindëse rreth përfshirjes së tij në lidhje me pretendimet e raportit të Marty-t dhe, as më pas, nuk kam parë ndonjë dëshmi.

“Kosova Sot”: Kjo Gjykatë nuk do të trajtojë megjithatë, krimet e pasluftës, veprat korruptive apo vrasjet politike. A do të ishte mirë që një Gjykatë e tillë, të merrej edhe me këto raste, që kanë mbetur të pandriçuara? Daniel Server: Do të doja t’i shihja gjykatat e Kosovës që të fillojnë të merren me këto çështje. Një shtet sovran është i obliguar që t’i hetojë të gjitha krimet që janë bërë në territorin e tij.

Më Shumë

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje...

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit