13.8 C
Prizren
E premte, 9 Qershor, 2023

Presidenti Erdogan poston videoklip për Shën-Sofinë (Video)

Në prag të hapjes së Shën-Sofisë për adhurim (të premten, 24 korrik 2020) Presidenti Erdogan ka postuar në llogarinë e tij në «Twitter» një videoklip në nëntë gjuhë.
Këtë të premte Xhamia Ajasofja (Shën-Sofia) hapet për adhurim.

E ndërkohë që vazhdojnë përgatitjet për namazin e parë të së premtes, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdo?an) ka postuar në llogarinë e tij në «Twitter» një videoklip me tekst dhe muzikë të Jyxhel Arzenit (Yücel Arzen).

Në videoklipin për Shën-Sofinë interpretojnë këngëtarë nga vende të ndryshme.

Videoklipi ka ngjallur një interes të madh me pamjet dhe interpretimet në gjuhët kirgizisht, boshnjakisht, shqip, azerbajxhanisht, kurdisht, suahili dhe bengalisht dhe në turqisht nga Jyxhel Arzen.

“Shë-Sofi… Le të fryjnë në kubenë tënde erërat, liria. Ti je përjetësisht e jona dhe jemi të tutë”, shkruan Presidenti Erdoan në postimin e tij.

Kolegji i 10-të i Gjykatës së Lartë Administrative të Turqisë me vendimin që mori në datën 10 korrik 2020 anuloi vendimin e Këshillit të Ministrave datë 24.11.1934 “Për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze” duke i hapur kështu rrugën rihapjes së Shën-Sofisë si xhami për adhurim.

Në arsyetimin e vendimit të saj Gjykata kishte thënë se Shën-Sofia ishte pronë e Vakëfit të Sulltan Mehmetit II (Fatih Sultan Mehmet Han Vakf?) dhe ishte vënë në shërbim të shoqërisë si xhami.

“Është arritur në përfundimin se sipas aktit të themelimit të Vakëfit juridikisht është e pamundur që objekti të përdoret jashtë natyrës së tij si xhami dhe të vihet në dispozicion për ndonjë qëllim tjetër”, përcakton Gjykata në vendimin e saj.

.

Më Shumë

Ronaldo i propozon për martesë ish-banores së BB VIP

Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë udhëtuar së fundmi drejt Turqisë, ku herë pas here postojnë në rrjetet sociale foto apo video së bashku. Ditën...

Kiara sapo doli nga ‘frizerka’, qenka bërë nuse për qejfin e burrit e të vjehrrës

Kiara Tito vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar. Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme, përcjell...

Lajmet e Fundit