22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Presidentja emëroi anëtarët e KQZ-së

Presidentja emeroi anetaret e KQZPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të martën mori vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimit të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të cilët dhanë betimin përpara Presidentes.

Jahjaga e mori vendimin bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, në bazë të propozimeve të Grupeve Parlamentare dhe pjesëtarëve të komuniteteve.

Anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin përpara Presidentes, janë:

Z. Betim Gjoshi – përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës,
Z. Ilir Gashi – përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës,
Z. Florian Dushi – përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Z. Adnan Rrustemi – përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje,
Z. Binak Vishaj – përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Z. Eshref Vishi – përfaqësues i Nisma për Kosovën,
Z. Nenad Rikalo – përfaqësues i Listës Serbe,
Z. Ercan Spat – përfaqësues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës,
Z. Bajram Ljatifi – përfaqësues i Koalicionit VAKAT,
Z. Ergit Qeli – përfaqësues i Partisë Liberale Egjiptiane.

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku viziton Dragashin: Qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, shkruan PrizrenPress. Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. "Sonte në Sharr, Dragash....

Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales

KH Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën...

Lajmet e Fundit