Prizren: 30 ditë paraburgim për të akuzuarin për kontrabandë me emigrantë

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit i ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim të pandehurit H. Hoxha.

Ai akuzohet për veprat penale të krimit të organizuar, kontrabandës me emigrantë dhe falsifikimit të dokumenteve.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji që do të llogaritet prej kohës së arrestimit, 15.05.2015, deri më 15.06.2015”, thotë zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

I pandehuri, dyshohet për shkelje të Kodit Penal të Kosovës, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprave të penale, pasi që në vazhdimësi ka komunikuar me të pandehurit tjerë lidhur me kontrabandimin e emigrantëve, është marrë me sigurimin e dokumenteve të falsifikuara si dhe me vet emigrantët lidhur me çmimin që ata duhet të paguanin dhe rrugën nëpër të cilën do të kalonin./PrizrenPress.com/

Më Shumë

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit