7.6 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Prizren, 50 fermerë përfitojnë nga projekti “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani kanë parë nga afër punimet që janë realizuar në kuadër të projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore ”, nga i cili kanë përfituar 50 fermerë.

Pas kërkesave të shumta që janë paraqitur nga fermerët gjatë vitit të kaluar, të cilët nuk kishin qasje në sistemin e ujitjes për tokat bujqësore, kryetari Haskuka dhe drejtori Limani njoftuan se këtë vit kanë filluar me realizimin e këtij projekti për hapjen e puseve.

“Uji është faktor kryesor për rritjen e prodhimtarisë bujqësore, ndërkaq prodhimtaria është faktor kyç për rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Andaj, që nga fillimi i mandatit kemi realizuar projekte të shumta për mbështetjen e fermerëve tanë, ndërkaq gjatë vitit të ardhshëm do të kemi edhe një projekt të madh në këtë drejtim”, deklaroi kryetari Haskuka, i cili falënderoi drejtorin Limani për realizimin e këtyre projekteve.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe natyra

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Liria bie nga Kupa, Munishi debuton me humbje

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas humbjes 2:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar sot. Ekipi prizrenas, nën drejtimin e...

Lajmet e Fundit