8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Prizren, blenë gjësende në market me para të falsifikuara

Të enjten në një market në Prizren, një person dyshohet se ka blerë gjësende me para të falsifikuar, raporton PrizrenPress

Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i marketit, ndërsa njësiti policor ka sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar për procedura tjera hetimore.

“Prizren, 23.09.2021 – 08:35. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një klient i panjohur në marketin e tij kishte blerë disa artikuj i cili pagesën e kishte bërë me një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila monedhë dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar për procedura tjera hetimore”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit