17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren: Burri dënohet për dhunë ndaj gruas së tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit D.Q.

Gjykata e ka shpallur fajtor se nga muaji dhjetor i vitit 2019, e deri në shtator të vitit 2021 në Prizren, i akuzuari me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, si viktimë e ndjeshme, e kur e dëmtuara shkëput lidhjen bashkëshortore nga i akuzuari për shkak të dhunës së ushtruar, i akuzuari vazhdon keqtrajtimin psikologjik, duke e thirrur vazhdimisht përmes telefonit, e më pas në pamundësi të flas përmes telefonit, i akuzuari vazhdon duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh emocional dhe ndjenjë të frikës dhe pasigurisë, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Kësodore ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par. 1 e 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

– Me datë 2 shtator 2021, në Prizren i akuzuari D.Q., me qëllim të dëmtimit të pasurisë së të dëmtuarës, si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që kishin mes vete, i akuzuari i revoltuar nga kjo situatë, me mjet të fortë e dëmton veturën e të dëmtuarës,

– Kësodore ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:

Për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par. 1 e 2, të KP-së

Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) euro

Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 shtator deri në ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Për veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par 1 të KP-së

Dënim me GJOBË në shumën prej 300 (treqind) euro

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit