22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Prizren/Dënohet me gjobë shtetasi i Shqipërisë i akuzuar për dhënie ryshfeti

Gjykata Themelore në Prizren, shpalli fajtor të akuzuarin Qamil Halilaj. nga Republika e Shqipërisë, për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit”.

Drejtësia Sot, raporton se ndaj të akuzuarit u shqiptua dënim me gjobë në shumë prej 200 euro dhe dënim me burgim të cilit i’u zëvendësuar me gjobë prej 400 euro.

Gjithashtu, i akuzuari lartcekur obligohet që të paguaj shpenzimet procedurale në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 50 euro.

Gjykata vendosi që të akuzuarit t’i konfiskohet kartëmonedha e shumës prej 10 (dhjetë euro), si objekt me të cilin është kryer vepra penale.

Drejtësia Sot, njofton se gjykata deri tek ky vendim erdhi pasi që, i akuzuari pranoi fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

Në seancën e shqyrtimit të dytë, gjyqtarja e çështjes Raima Elezi vendosi që ta aprovoj pranimin e fajësisë si dhe i shqiptoj të akuzuarit dënimin e theksuar si më lartë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Qamil Halilaj, akuzohet se me 06.08.2021, rreth orës 05:55 minuta në pikën kufitare në Vërmicë, ashtu që në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar pasaportën për të kontrolluar, ku në të kishte futur shumën e te hollave prej dhjetë euro (10) si dhuratë te paarsyeshme në mënyrë që personi zyrtar të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Në pyetjen e zyrtarit policor se çfarë janë këto të holla, ai i është përgjigjur me fjalët janë për ju, për të pirë një kafe, me ç’rast i njëjti është ndaluar nga policia ku edhe i janë sekuestruar përkohësisht dokumentet e tij personale dhe kartëmonedha prej 10 eurove.

Drejtësia Sot

Më Shumë

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit