Prizren: Dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune gjermane

Në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri dështoi mbajtja e shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarve Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, raporton Drejtësia Sot.

Hoxha dhe Rexhaj, po gjykohen si bashkëkryerës të veprave penale “Shpëlarje parash” dhe Flamur Hoxha për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Drejtësia Sot, njofton se shkak për shtyrje të këtij gjykimi ishte gjendja jo e mirë shëndetësore  e kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Xheladin Osmani.

Përndryshe, në këtë shqyrtim nuk ishte i pranishëm as Prokurori Special Afrim Shefkiu, i cili paraprakisht ishte njoftuar nga gjykata për mos mbajtje të shqyrtimit kryesor gjyqësor.

Në këto rrethana seanca e sotme nuk u mbajt, kurse ajo e radhës u caktua për 31 janar 2022 me fillim në ora 10:00.

Kujtojmë se pas kthimit të rastit në rigjykim nga Gjykata e Apelit, respektivisht nga 26 tetori i vitit të kaluar për këtë rast janë caktuar 11 seanca, nga të cilat 9 kanë dështuar të mbahen për arsye objektive dhe subjektive.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit