27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Prizren, dy raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren një viktimë femër kosovare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Siç bëhet e ditur nga policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

Pas inicimit të rastit dhe intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia po ashtu ka njoftuar se të martën është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë familjare duke pasur sjellje agresive ndaj familjareve dhe duke demoluar gjësende nëpër shtëpi.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Elmando Gjini huazohet te Vllaznia e Shkodrës

Ballkani ka zyrtarizuar sot huazimin e mesfushorit të ri Elmando Gjini te KF Vllaznia e Shkodrës. Sipas njoftimit të klubit nga Suhareka, marrëveshja është...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit