Deponohen para të falsifikuara në një bankë në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përfaqësuesi i një banke private në Prizren, ka njoftuar policinë se nga 15 maj deri më 12 korrik nga disa persona janë deponuar në bankë 124 monedha të metalit në vlerë nga 1 dhe 2 euro, dy kartëmonedha nga 50 euro dhe dy kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan PrizrenPress

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se paratë janë sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prizren 15.05.2022-12.07.2022. Ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke private, ka njoftuar policinë se gjatë periudhës kohor nga data 15.05.2022-12.07.2022 nga disa persona janë deponuar në bankë 124 monedha të metalit në vlerë nga 1 dhe 2 euro, dy kartëmonedha nga 50 euro dhe dy kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit