Prizren/ Mbahet premiera botërore e veprës origjinale “Monade” nga Robert Bisha

Koncerti plot imagjinatë dhe momente eklektike muzikore origjinale të kompozuara nga Robert Bisha u mbajt në Kino Lumbardhi ndërsa u performua në mënyrë fantastike nga Filharmonia e Kosovës.

Një bashkëdyzim shumë i rëndësishëm i talenteve, zhanreve dhe kapaciteteve shprehëse muzikore në rrafshin stilistik nga institucioni më i lartë i muzikës koncertale në Kosovë dhe një moment mjaft me rëndësi për qytetin e Prizrenit.

Robert Bisha thuri një kompozim jo të zakonshëm për orkestrën e Filharmonisë së Kosovës me një formacion njashtu të rrallë duke përfshirë orkestrën, pjesë të korit, solistë, 2 gitara elektrike performuar nga vëllezërit Elvis dhe Gjullian Bytyqi, piano dhe çifteli performuar nga vet Robert Bisha, incizim paraprak elektronik dhe me shumë lloje të efekteve tingullore të performuara nga i gjithë formacioni.

Kompozitori Bisha u rikthye në Prizren për një qëndrim artistik, ku edhe filloi procesin për hulumtim dhe kompozim, duke e parë nga afër dhe duke njohur historinë e Kino Lumbardhit dhe rrethanat e ndryshueshme përgjatë 70 viteve të kësaj kinemaje.klankosova

Orkestra u përcoll dhe me imazhe video në projektor.

Vepra ka një narrativë në secilën nga tetë pjesët e saj dhe mundohet ta shohë në çdo këndvështrim Prizrenin. Ka qenë “Lumbardhi” vendi ku kompozitori mbajti të vetmin koncert gjatë vitit 2020 në kohën e pandemisë, kur në prani të 50 personave në bahçe kishte interpretuar “Home Neverland” për solo-piano.

Përpos hapjes së sezonit të ri të Filharmonisë, premiera e “Monade” ishte edhe kremte për 70-vjetorin e themelimit të kinemasë Lumbardhi.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe këshilltarët e ministrit Çeku, Nora Arapi Krasniqi dhe Liburn Jupolli.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

Lajmet e Fundit