11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Prizren/ Shkollat që i plotësojnë kushtet e pavarësimit

Gjimnazi “Gjon Buzuku”, paralelja në Gjonaj të Hasit, dhe tri shkolla të tjera fillore i plotësojnë të gjitha kushtet e pavarësimit.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri thotë se pavarësimi i shkollave, mbetet prioritet i tij.

“Pavarësimi i paraleleve të cilat i plotësojnë kushtet, duke përfshirë edhe Gjimnazin në Gjonaj mbetet prioritet i DKA-së”, premton Susuri.

Në qershor të vitit të kaluar ishte pavarësuar paralelja e ndarë e shkollës së mesme të lartë “Gjon Buzuku” të Prizrenit në fshatin Romajë të Hasit, shkruan ‘PrizrenPress’.

“DKA ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe proceduat e tjera për ndryshimet thelbësore në sistemin edukativ-arsimor komunal, duke përfshirë edhe rrjetëzimin e shkollave”.

“Shkollat “Abdyl Frashëri” dhe “Lekë Dukagjini” nga fillimi i vitit shkollor 2018/2019 janë te organizuara dhe funksionojnë sipas niveleve, në shkolla fillore dhe në shkolla të mesme të ulëta”.

“Secila shkollë e ka drejtorin dhe stafin tjetër të veçantë (një drejtor për kl 1-5 dhe një drejtor për kl VI-IX). DKA ka formuar komisioni i cili do të menaxhojë me procesin e ndarjes së shkollave”.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka proceduar për miratim në MAShT, nismën për pavarësimin e shkollave në Kobajë, Dedaj dhe Petrovë.

“Pavarësimi i tyre synon cilësinë dhe menaxhimin më efikas”, thotë Susuri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit