21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Prizrenasja që ishte shpallur e zhdukur bashkëjeton me një person në Gjakovë

Është gjetur një femër, e cila më 22 shator 2022, në Stacionin Policor Prizren, nga familjarët e saj është raportuar e zhdukur.

Policia ka njoftuar se 22-vjeçarja A. R., nga Prizreni, ishte larguar nga shtëpia e saj më 20.09.2022 pa asnjë paralajmërim dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Ajo është gjetur të mërkurën rreth orës 16:00, ndërsa ka deklaruar se ishte larguar me vetëdëshirë për të bashkëjetuar me një person.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, menjëherë pas raportimit të rastit kanë ndërmarrë e veprimeve e duhura hetimore.

Pas një pune intensive disaditore në terren, në mbledhjen e informatave nga dëshmitarët e mundshëm, më 28 shtator, rreth orës 16:00, është arritur të lokalizohet vendndodhja e viktimës së rastit”.

Në bashkëpunim me njësitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve – Gjakovë, viktima e rastit është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku është bërë intervistimi i saj në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale. Pas intervistimit të bërë, viktima e rastit A. R. ka pohuar se është larguar nga shtëpia me vetëdëshirë, për të bashkëjetuar me një person, ka njoftuar Policia.

 

Më Shumë

Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale...

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Lajmet e Fundit