4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Prizreni në mesin e qyteteve të Kosovës më të rrezikuar për t’u goditur nga tërmeti

Një tërmet 5.8 shkallë të rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Si pasojë, dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Kosovë.

Tërmeti nuk raportohet ende të ketë shkaktuar ndonjë dëm të mundshëm.Në anën tjetër, drejtori i Institutit Seizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ditë më parë në një prononcim për lajmi.net ka thënë se tërmetet nuk mund të shkaktojnë mungesë të ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës, por mund të ketë probleme në ndonjë zonë të caktuar.

“Nëse ka ndonjë tërmet të fuqishëm, mund të vie deri tek prishja e sistemit të ujësjellësit në ndonjë lokacion të ngushtë, jo në gjithë Kosovën. Ai problem mund të sanohet shumë shpejt. Vetë tërmetet janë fatkeqësi që përcjellen me fatkeqësi të tjera, por janë probleme që mund të sanohen dhe që ndodhin në lokacione të ngushta. Nuk po e di kush e ka thënë këtë, por vetëm nëse ka ndonjë tërmet të fuqishëm mund të dëmtojë ndonjë lokacion të ngushtë, pra mbetet pa ujë ndonjë lokacion i caktuar, jo e gjithë Kosova”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se tërmetet nuk rrezikojnë në masë të madhe as digat e ujit, pasi që të njëjtat janë studiuar mirë për t’i përballuar tërmetet.

I pyetur nëse Kosova është e rrezikuar nga tërmetet gjatë këtij viti, Mustafa ka bërë të ditur se nuk mund të ketë parashikime të sakta për goditjet nga tërmeti, por bazohen në probabilitet.

“Territori i Kosovës goditet brenda javës nga dy apo tri tërmete por që janë të intensitetit të vogël. Nuk ka pajisje që mund të caktojë datë apo fuqi të tërmeteve, apo që mund t’i parashikojnë ato. Andaj në seizmologji nuk ka ‘ka me ndodhë apo s’do të ndodhë’, por ekziston probabiliteti. Janë pra zonat e caktuara që kanë probabilitet më të lartë të goditen nga tërmeti”, ka thënë Mustafa

Ai ka bërë të ditur se zonat më të rrezikuara nga tërmeti në Kosovë janë pjesa veriore e Kosovës, pastaj zona nga Istogu në Prizren, ndërsa zonat më të rrezikuara nga goditjet e fuqishme të tërmetit janë zonat Ferizaj, Viti dhe Gjilan.

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së...

Lajmet e Fundit