8.4 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Prizreni pasurohet me shtatoren e Skënderbeut

Prizreni nga sot do të pasurohet edhe me shtatoren e Skënderbeut.

Inaugurimi i shtatores bëhet në ora 13:00, për nder të Ditës së Flamurit.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Administratës në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Në muajin shkurt të këtij viti ishte vënë guri themeltar i shtatores së Skënderbeut.

Fillimisht u planifikua që shtatorja të vendosej më 28 nëntor të vitit 2019, pastaj u shty për në mars të 2020-s.

Përcaktimi i lokacionit për vendosjen e shtatores qe shoqëruar me debat, pasi që anëtarë të caktuar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, si dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkonin që shtatorja të vendosej në qendër të qytetit.

Skulptori Sinan Aliaj, i cili e ka realizuar shtatoren, pati thënë se kjo vepër do të jetë ndryshe nga ato që janë parë deri më tani.

Komuna e Prizrenit në nëntor të vitit 2019 nënshkroi memorandum bashkëpunimi me shoqatën “Trojet e Arbrit”, në kuadër të të cilit shkruhej se lokacioni më i përshtatshëm për vendosjen e shtatores është “rrethi i Benafit” në hyrje-daljen e rrugës Prizren-Gjakovë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Malishevë: Një 43-vjeçar gjendet pa shenja jete në një objekt banimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, ku një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa...

Lajmet e Fundit