Projekt për rritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur sot në një takim ish-kolegët e UNDP-së, Valbona Bogujevci dhe Marta Gazideda.

Ai, bashkë me ish-kolegët ka diskutuar për disa projekte nga të cilat mund të përfitojë Komuna e Prizrenit.

Postimi në Facebook

Organizatat monitoruese në të kaluarën Komunën tonë e kanë cilësuar si komunë jotransparente dhe me nivel të lartë të korrupsionit.
Sot pata takim me ish koleget e mija Valbona Bogujevci dhe Marta Gazideda nga organizata UNDP, ku diskutuam për disa projekte nga të cilat mund të përfitojë Komuna e Prizrenit për eliminimin e këtyre dukurive.
Do të veçoja dy prej tyre:

1. Plani i integritetit – që ka të bëj me ndihmën e UNDP-së për analizën dhe hulumtimin e proceseve të rrezikuara nga korrupsioni dhe
2. Projektin Open Data – që ka të bëj me rritjen e transparencës.

Shpresoj që do t’i implementojmë sa më shpejtë!

Më Shumë

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit