22.5 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Prokuroria heton tre zyrtarë komunal të Prizrenit për vdekjen e Xheneta Gashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet kundër N.K., B.B. dhe B.E., që të tre zyrtarë në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 5-2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale si bashkëkryerës, mos-evitim i rrezikut nga neni 370 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet kanë filluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se gjatë periudhës kohore janar e deri më 06.06.2016 në Prizren, në cilësinë e personave përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, të tre të pandehurit, në kundërshtim me detyrimet dhe fushë veprimtarinë e tyre të përcaktuar me ligj, nuk kanë ndërmarrë masa për vendosjen e pajisjeve përreth shtëpive me predispozitë të shembjes, për të evituar veprimin e rrezikshëm, mbrojtjen e kalimtarëve dhe njerëzve të cilët banonin përreth. Andaj, nga mosveprimi i këtyre të pandehurve vjen deri të shembja e objektit të vjetër – një shtëpie në rrugën “Marin Barleti”, me ç ‘rast nga plagët e marra ka humbur jetën një vajzë e mitur.

Po ashtu, të pandehurit në periudhën e njëjtë kohore nuk kanë ndërmarr paraprakisht masa për evitimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët përreth shtëpisë me predispozitë të shembjes, e cila ndodhej në rrugën “Marin Barleti”, në zonën e qendrës historike të Prizrenit dhe nga mos ndërmarrja preventive e masave mbrojtëse nga personat përgjegjës të lartpërmendur, gjatë shembjes së shtëpisë, nga plagët e marra ka humbur jetën një vajzë e mitur. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni i përgatitur për rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë

Me shtimin e rasteve të paraqitjes së gjarpërinjve në zonat periferike dhe rurale të Prizrenit, Kujdesi Parësor Shëndetësor konfirmon se është i pajisur me...

Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve

Pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit turistik. Nga data 1 deri më 17 korrik...

Lajmet e Fundit