Qeveria me tri opozita

isa mustafa thaci ,shalaJo veç subjektet që nuk janë pjesë e Ekzekutivit do ta bëjnë opozitën. Janë edhe dy opozita të tjera – tetë deputetë të LDK-së, që ishin deklaruar prej kohësh kundër koalicionit me PDK-në, si dhe deputetët e Listës Serbe, në votat e të cilëve kabineti qeveritar nuk mund të llogarisë gjithherë, shkruan sot Koha Ditore.

Këta të fundit e kanë bërë të qartë të mërkurën se Qeveria nuk mund të llogarisë në votat e tyre, madje as për buxhetin. E kundër do të jenë edhe për shumë çështje të karakterit politik që kanë të bëjnë me forcimin e Republikës së Kosovës, së cilës nuk ia njohin shtetësinë. Madje i referohen si krahinë e Serbisë.

Aleksandar Jablanoviq, lider i Listës Serbe, ka pranuar detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, të mërkurën. Deri tash ai ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Serbisë, shtet me të cilin mban lidhje të forta.

Ky ministër serb tek është përpjekur ta justifikojë përcaktimin e kolegëve të tij për t’mos ia njohur shtetësinë e Kosovës, ka thënë se mund të japë udhëzime se disa përfaqësues tepër të rëndësishëm të shqiptarëve të Kosovës nuk e njohin Kosovën si Republikë.

Ka aluduar në përfaqësues të LVV-së, që kërkojnë bashkimin me Shqipërinë.

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit