9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Qeverisja Muja, për 6 muaj i “hanë” 255 mijë qebapa (Video)

ramadan muja 333Deputeti i Kuvendit Komunal të Prizrenit Artan Abrashi, ka akuzuar qeverisjen e Ramadan Mujës, për shpenzime skandaloze të buxhetit të Komunës, për dreka zyrtare.

Sipas një raporti të prezantuar nga Komuna e Prizrenit, rreth 63.000 euro janë shpenzuar për dreka zyrtare, gjatë periudhës 6 mujore.

Deputeti Abrashi, madje hyn në kalkulime, sipas të cilave del se ekipi i Ramdan Mujës ka ngrënë rreth 255.000 “qebapa”.

Ai ka bërë thirrje, që të ndalohet ky abuzim i parasë publike, për arsye se Komuna e Prizrenit ka një shkallë të lartë të varfërisë dhe pa punësisë. /Inlajm/

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Lajmet e Fundit