12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kush “po e dh… drejtësinë”, sipas Jakup Krasniqit?

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka përdorur fjalorin e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, për të pyetur se a “nuk po dh… drejtësia nga përgjegjësit e saj”.

“Një hallë në muajin e ramazanit po hante drekë. Njëri e pyeti: ‘A nuk po e mban ramazanin a’? Ajo u përgjigj: ‘Ruana zot dinin’. ‘Din tarak paske mori hallë’, u përgjigj tjetri!

Kështu si ‘dini’ i hallës është bërë tarak edhe drejtësia (gjyqësia) jonë, e cila për siguri e liron njeriun që ka vrarë njeriun, pa e dhënë verdiktin e saj Gjykata. Gjykatat lirojnë vjedhësit e parasë publike, e në ndonjë rast as që merren me vjedhësit e parasë publike – siç ishte rasti me pasaportat. Lirohen akredituesit që e shkatërruan arsimin e lartë vetëm për parat që i marrin nga kolegjet private. Lirohen e nuk ndiqen shkatërruesit e shëndetit publik?! Për korrupsion ndiqen ata që ‘korruptohen’ me dy e dhjetë euro!?

A nuk po e dh… drejtësinë, përgjegjësit kryesor të saj?”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit