24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Rahovec: Dializa bëhet gati këtë vit

Hapësira e aparatura e dedikuar për procesin e hemodializës u bënë gati 9 vjet më parë në Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Mirëpo ky shërbim nuk u bë funksional që nga atëherë, për arsye të panjohura, siç thonë nga menaxhmenti i kësaj QKMF-je.

Megjithëkëtë, ka gjasa që brenda këtij viti pacientët e Rahovecit dializën ta kryejnë në kujdesin parësor të kësaj komune, kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë i ka nisur procedurat për ta bërë të mundur këtë shërbim.

Drejtuesi i QKMF-së në Rahovec, Elbunit Kryeziu tha se nuk kanë ndonjë afat të saktë se kur më të vërtetë do të bëhet funksional reparti i hemodializës, megjithatë shpjegon se komisioni i caktuar ka bërë vlerësimin e gjendjes dhe se është paraparë renovimi i hapësirës.

Drejtori Kryeziu, shpjegon se në mandatin e tyre është ofrimi i hapësirës gjë e cila është bërë moti, kurse sa i përket trajtimit, terapisë, stafit e mbikëqyrjes së pacientëve është përgjegjësi e spitalit të Prizrenit.

Derisa kjo të mundësohet në Rahovec, pacientët hemodializën e realizojnë në Prizren, të cilët thonë se më të lehtë do ta kishin trajtimin në qytetin e tyre kjo për shkak edhe të udhëtimit.

Nga kjo komunë janë rreth 40 qytetarë në dializë./klan kosova

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

U certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta në Malishevë

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, sot u certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta në...

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Lajmet e Fundit