28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Rama me mesazh urimi për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka uruar qytetarët për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Rama përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar “Gëzuar Pavarësia”.

Rama urimit të tij ia ka bashkangjitur dhe një foto në të cilën shihet një vajzë me flamurin e Kosovës duke e valëvitur në qiell.

Ndryshe, sot bëhen 15 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Më Shumë

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Lajmet e Fundit