16.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Rashica mund të transferohet në Liverpool për 38 milionë euro

Milot Rashica mund të përfundoj në Liverpool. Paraqitjet e shkëlqyeshme të reprezentuesit kosovar në Bundesligë me Werder Bremenin kanë rënë në sy të menaxherit të gjigantit anglez, Jurgen Klopp.

“Bildi” gjerman raporton se Rashica qe një kohë të gjatë është përcjell nga kampioni aktual i Evropës në të cilin klub mund të transferohet gjatë verës së ardhshme për 38 milion euro.

Ky do të ishte një transferim rekord për Werderin, i cili e pati shitur Diegon për 25 milionë euro në Juventus.

Rashica në pjesën e parë të kampionatit shpërtheu në Bundesligë duke u bërë futbollisti kryesor i Werderit me shtatë gola dhe tri asistime.

Përkundër raportimeve të mediave serioze rreth një transferimi të Rashicës drejtori i Werderit, Frank Baumann, thotë se klubi aktualisht nuk është duke negociuar me asnjë klub tjetër për transferimin e tij.

“Sigurisht se ka interesim për Milotin pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij në këto vitet e fundit. Por, deri më tani nuk kemi negociuar, nuk kemi marrëveshje me asnjë klub, ka deklaruar Baumann.

Klopp po e kërkon një futbollist me cilësi të larta për të krijuar rotacion në fazën e sulmit dhe për t’iu dhënë mundësi pushimi treshes Salah – Mane – Firmino, kur dihet orari shumë i ngjeshur i Liverpoolit. Dhe, Rashica konsiderohet alternativa ideale./GE

Më Shumë

Synimet e Zafir Berishës për Prizrenin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,në emisionin “Debat Përnime” tregoi platformën e tij, për të cilën tha se është në...

Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga 7-27°C. “Moti ...

Lajmet e Fundit