BE refuzon të deklarohet për rastin “Kleçka”

Maja KocijançiqEksperti i pavarur i autorizuar që të hetojë aludimet për korrupsion brenda misionit EULEX do të duhet t’i dorëzoj të gjeturat e tij deri në fund të këtij muaji.

Këtë e ka konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherinit e cila në muajin nëntor e kishte emëruar francezin, Jean Paul Jaques që të hetojë nëse është implementuar në mënyrë adekuate Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë.

Kjo është edhe një arsye përse Kocijançiq vazhdon të refuzojë të komentojë të gjeturat e fundit se zyrtarët evropian kanë tentuar të ndërmarrin veprime ligjore me qëllim të ndikimit në rrethanat politike në Kosovës, siç ishte rasti i fundit me skandalin rreth procesit “Kleçka”.

Kocijançiq insiston se EULEX as Brukseli nuk ndikojnë në proceset gjyqësore dhe rekomandon pritjen e raportit te emëruarit të Mogherinit.

Ndryshe, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin deri në fund të këtij muaji.

Thuhet se vizita dhe takimet që do i zhvillojë ajo do jetë një shtytje shtesë në përkushtimin e autoriteteve të atjeshme që e kanë treguar për procesin e dialogut. /RTK/

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit