5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Reshitaj nga ShBA: Gjatë bisedave kam ndjerë shqetësimin e tyre në lidhje me situatën në veri

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, pjesë në takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Ëashington.

Ajo tha se Kosova është afruar që të jetë një pikë reference e agjendës atje.

“Mund të them që Kosova është afruar që të jetë një pikë reference e kësaj agjende, gjithashtu duke e realizuar edhe një forum vitin e kaluar nga Presidenca e Kosovës dhe organizimi që është duke u bërë edhe për këtë vit, pra në tetor të këtij viti që të realizohet edhe një forum mbarë kombëtar, ku pritet që do të kemi përfaqësuese, lidere nga e gjithë bota edhe në Kosovë”, tha ajo.

Reshitaj gjithashtu u shpreh se gjatë bisedave ka ndjerë shqetësimin e tyre në lidhje me situatën në veri të vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë bisedave kam ndjerë interesimin dhe në të njëjtën kohë edhe shqetësimin e tyre në lidhje në lidhje me situatën në veri të vendin tonë. Ajo që më ka lënë përshtypje është se janë duke u informuar tërë kohën me ngjarjet dhe situatën në veri të Kosovës. Pra, vet interesimi i tyre, i politikbërësve amerikan për Kosovën është i shtuar për mendimin tim, nëse e krahasoj me vitet e tjera ose me takimet e tjera në të cilat kam qenë këtu”, tha ajo.

Më Shumë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Shpallje të pavlefshme nga Kenan Idrizaj

Kenan Idrizaj, shpall të pavlefshme diplomat e mëposhtme: Diplomën e Fakultetit Juridik (Bachelor) – Kolegji "Fama". Diplomën Master, drejtimi: E Drejta Penale – Kolegji "Fama". Diplomën Master,...

Lajmet e Fundit