4.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

Rexhaj pyetje kandidatit për kryeprokuror: Pse pushove fletarrestin ndaj Radojçiq?

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj i ka drejtuar një pyetje kandidatit për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj në lidhje me pushimin e fletarrestit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radojçiq.

Rexhaj ka kërkuar përgjigje nga Isufaj se përse e ka bërë këtë veprim.

“Fletarresti vendor i është pushu nga ky kandidat për kryeprokuror. Kjo pyetje duhet t’i bëhet atij: pse sa ka qenë përgjegjës në institucionin ku ka qenë, e ka pushu fletarrestin ndërkombëtar dhe vendor ndaj Radojçiq. Nuk i di motivet, por për aq sa ka qenë përgjegjës, ai ka qenë nënshkrues i fundit i asaj çështjeje. Përgjigjen duhet ta jap ai dhe jo unë”, tha Rexhaj. /GazetaExpress

Më Shumë

I dërgoi mesazhe me përmbajtje erotike të miturës, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Është arrestuar një person në Prizren. I njëjti gjatë muajit shkurt-mars 2023, ka ngacmuar seksualisht përmes rrjeteve sociale një të mitur, duke i dërguar mesazhe...

PSD sot mban protestë, kërkon dorëheqjen e Kurtit

Partia Socialdemokrate e Kosovës sot organizon protesta kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe me kërkesë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, njofton Klankosova.tv. Protesta e PSD-së fillon...

Lajmet e Fundit