8 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Rifillojnë luftimet në Kumanovë

Në orën shtatë të mëngjesit sërish kanë filluar të shtënat e fuqishme me armë të kalibrit të rëndë në qytetin e Kumanovës.

Situata është e tensionuar dhe po vazhdon prania e shtuar policore kryesisht e përbërë nga njësitet speciale.

Siç njofton Agjencia e lajmeve INA zhurmat e helikopterëve të shumtë të policisë dhe ushtrisë kanë zgjuar nga gjumi edhe banorët e qytetit të Shkupit. Nuk dihet akoma nëse ata janë nisur për Kumanovë. Lidhur me këtë ngjarje dhe konflikt të armatosur ka të dhëna kontradiktore. Përderisa ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë, të dhënat në terren konfirmojnë të kundërtën.

Pjesëtar të këtij grupi gjithashtu kanë deklaruar për mediat se Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.

“Këtë situatë e kanë inskenuar shteti maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11:00. Për t’u nxjerr me fitore kanë vazhduar me popullatë, e për t’i mbuluar vrasjet e tyre në popullin civil i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështu që nga pjesëtarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë një pjesëtar i këtij grupi.

Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu që u vra pesë vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit”.

“Kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vranë Komadant Harun Aliu në Radush të Shkupit”, ka thënë ai.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar zyrtarisht se deri më tani janë vrarë pesë policisë dhe 30 të tjerë janë plagosur. MPB nuk ka konfirmuar të dhëna lidhur me vrasjen e pjesëtarëve të këtij grupi dhe të civilëve. /INA/

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Lajmet e Fundit