18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rriten pensionet për policët, 2345 vetë përfitojnë pension maksimal

policia e shqiperis“Gazeta Shqiptare” botoi menjëherë pas miratimit nga Komisioni i Ligjeve, ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, ndërsa sot do të zbardhim pjesë nga relacioni i Këshillit të Ministrave, ku tregohen përfituesit realë të kredive, formulën e përllogaritjes së pensionit dhe masat e shpërblimit, ku secili nga uniformat blu mund të orientohet për përfitimet personale.

Më poshtë po japin pjesë të relacionit, që sqaron pikërisht trajtimin financiar të policisë. 3200 policë që do të dalin në pension të parakohshëm ose suplementar, do të përfitojnë një rritje pensioni prej 17319 lekësh më shumë se me ligjin e vjetër, ndërkohë që, 640 punonjësit e policisë që kanë mbi 30 vjet pune, përfitojnë një pension i cili përllogaritet të jetë 40.411 lekë në muaj.

Relacion
Për trajtimet e përshkruara në nenin 63, “Trajtimi financiar gjatë qëndrimit në punë”, vlerëson: Sipas shkronjës “a”, shtesa e pagesës për vjetërsi shërbimi nuk do të shoqërohet me efekte shtesë financiare, pasi projekti është që të bëhet një rishikim i strukturës së pagave në Policinë e Shtetit duke i riformuluar ato.

Shpërblimi
Sipas shkronjës “e”, shpërblimi në fund të vitit në masën e një page mujore ka kosto shtesë në masën 778 563 mijë lekë. Këtu është përfshirë paga mujore për strukturën aktuale të Policisë së Shtetit, si dhe pagat mujore për punonjësit shtesë, që vjen si rezultat i krijimi të strukturës së ruajtjes së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas shkronjës “f”, shpërblimi nga drejtori i Policisë së Shtetit deri në masën e gjashtë pagave mujore, përllogaritet të ketë afërsisht një efekt financiar rreth 204 145 mijë lekë. Mesatarisht, të jenë rreth 5% e punonjësve ose 448 veta në vit të shpërblyer me pagën mesatare, që përllogaritet të jetë 76 032 lekë, dhe efekti për vitin është 204 145 mijë lekë.

Sigurimi shëndeti
Lidhur me të drejtën për sigurim shëndetësor të veçantë (neni 64), “E drejta për sigurim shëndetësor të veçantë”, nuk mund të përcaktohet efekt financiar, pasi nuk janë evidentuar modalitetet e përfitimit të sigurimit shëndetësor.

Kredia
Lidhur me të drejtën për përfitim kredie me interesa të buta, sipas nenit 65, “E drejta për përfitim kredie me interesa të buta”, për buxhetin që duhet të planifikojë çdo vit Drejtoria e Policisë së Shtetit, për pagesën e rimbursimit të interesave prej 3% për kreditë e buta që do të përfitojnë punonjësit e policisë, kemi përllogaritur që, nëse përfitues do të jenë 5% e e tyre ose 448 persona, për një kredi mesatare prej 3 000 000 lekësh, në vit përllogariten 12 096 mijë lekë efekt financiar nga pagesa e interesave (interesi vjetor për një kredi 27 000 lekë).

Sigurim jete
Për efektet në zbatim të nenit 67, “Sigurimi i jetës”, për sigurimin e jetës së punonjësve të policisë, kemi përllogaritur që për sigurim jete deri në 3 000 000 lekë, primi që paguhet është 7 000 lekë në vit, me një efekt financiar prej 62 699 mijë lekë. Ndërsa sigurim jete deri në 300 000 lekë, primi që paguhet është 1 000 lekë në vit, me një efekt financiar prej 8 957 mijë lekë.

Formula e pensionit të parakohshëm dhe suplementar
Lidhur me nenin 71, janë përllogaritur efektet financiare mbi pagën mesatare për punonjësin e policisë, prej 76 032 lekësh. Sipas ligjit aktual, një punonjës policie me 20 vjet vjetërsi shërbimi përfiton: 76 032 lekë – (tatimin) 5984 lekë – (sigurime shoqërore) 12317 lekë = =57 730 lekë paga neto x 20 vjet x 1.5/100= 17319 lekë. Sipas projektligjit ky punonjës do të përfitojë 57 730 x 60% (50%+2% x 5 vjet mbi 15 vjet) = 34 638 lekë ose 17 319 lekë më shumë se sipas ligjit aktual. E përllogaritur kjo për 3200 përfitues, nga të cilët 2200 ekzistues dhe 1000 që pritet të dalin nga hyrja në fuqi e ligjit = 3200 x 17319 x 12 = 665 050 mijë lekë në vit.

Më Shumë

Shqipe Kastrati nderohet nga kryetari i Prizrenit për kontributin në kultivimin e këngës shqipe

Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati u nderua sot nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kultivimin e këngës...

Rrugët e Prizrenit përmbyten nga ujërat si pasojë e reshjeve të shiut

Rrugët e qytetit të Prizrenit janë përmbytur nga ujërat si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në orët e pasditës. Qytetarë të ndryshëm në rrjete sociale...

Lajmet e Fundit