15 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Rummenigge: Messi, kurrë te Bayern dhe ju jap arsyet! E di unë si ndalen PSG e City

Karl-Heinz Rummenigge, legjenda gjermane e futbollist që ka qenë CEO i Bayern Munich, është rikthyer të flasë pas lëvizjeve të fundit në merkato. Manchester City shpenzoi 100 milion sterlina për transferimin e Jack Grealish, kurse nga PSG mori Messin me parametra zero.

Paga e lartë e argjentinasit nxori në pah edhe problemet e mëdha financiare të Barcelonës. Rummenigge është i bindur që ish-kapiteni i katalanasve ka pasur një ndikim të madh në rritjen e nivelit të pagave në klubin spanjoll.

Rummenigge, i pyetur nëse do të kishin nënshkruar me Messin te Bayern Munich, në intervistën e dhënë për Bild ka deklaruar: “Nuk do të kishim nënshkruar me Messin. Nuk do ishte e mundur për disa arsye.

Financiarisht do të kishte shkaktuar probleme, sidomos në dhomat e zhveshjes. Në ditët e sotme asgjë nuk mbahet e fshehtë, lojtarët e dinë pothuajse saktësisht se sa fiton personi që ulet pranë tyre. Niveli i pagave do të ishte rritur nga Messi, ashtu siç ishte në Barcelonë”.

“Problem i dytë është se e kam të vështirë të imagjinoj Messin në një vend si Gjermania”. I ngacmuar nga gazetari, i cili i thotë se a është “neidkultur” (njerëzit që e shfaqin pasurinë në publik kritikohen) problemi, Rummenigge shprehet: “Ju e thatë”.

“Shpenzimet e PSG dhe Manchester City? Vetëm Fair Play Financiar mund ta ndalojë këtë. Ne tani kemi një Financial Fair Paly 2.0, por e theksoj se kemi nevojë për versionin 3.0, që përfshin një katalog konkret penalitetesh”, shton gjermani.

Sugjerimi i Rummeniggë është që faturat e pagave nuk duhet të kalojnë kurrë 50 % të të ardhurave, si dhe rregullat të jenë më të qarta dhe të mos anashkalohen nga hendeqet apo mashtrimet e ndryshme.

Më Shumë

Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit