SBASHK i kundërpërgjigjët Kurtit: Nuk mbështetemi nga asnjë parti politike

Deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për grevën në arsim, iu është kundërpërgjigjur SBASHK .

 

RTK, ka pyetur edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut ne lidhje me deklarimet e Kurtit rreth greves.

“Nuk i kam dëgjuar ato akuza, ndërsa greva bazuar në kërkesat e antarësisë vazhdon deri sa të reflektojë qeveria Kurti në realizimin e saj qoft edhe më pak se sa 100 euro. Sindikata nuk mbështet asnjë parti dhe nuk mbështetet nga asnjë parti, në radhët e mësimdhënësve ka që janë simpatizantë të të gjitha partive, andaj atë çfarë thotë kryeministri nuk qëndron, ndërsa sa i përket inatit sindikalistët udhëheqësit e saj nuk mbajnë inat me askënd, sa herë të thirrë qeveria dhe përfaqësuesit e saj ata me dëshirë i përgjigjen takimeve”, thai për RTK, Reshit Kushaj, kryetar i këshillit grevist, SBASHK.

Sot gjatë ditës, kryeministri Kurti deklaroi se  shkollimi në Kosovë mbahet peng, sepse SBASHK-u refuzoi ofertat e qeverisë.

Ai tha se grevat po shkaktojnë dëme të mëdha, por edhe po bëhen edhe për inate politike ndaj qeverisë.

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit