10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

SBASHK-u kërkon që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ukrainës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka kërkuar që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ukrainës.

Në njoftimin e bërë nga SBASHK-u thuhet se kjo duhet të ndodhë në shenjë solidariteti me Ukrainën.

“Të nderuar mësimdhënës, duke shprehur brengën e agresionit rus në Ukrainë e duke u solidarizuar me sindikatat e arsimit të Ukrainës dhe popullin ukrainas sikurse edhe EI, ETUCE e shumë sindikata tjera, apelojmë te ju që dita e nesërme 2 mars 2022 (e mërkurë), ora e parë mësimore në të gjitha ndërrimet t’i kushtohet Ukrainës me aktivitete me nxënës në shenjë solidariteti me ta e njëkohësisht edhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Tutje, SBASHK thotë se “aktivitetet mund të zhvillohen duke paraqitur me projektor flamurin ukrainas dhe të Kosovës, pastaj punime/vizatime të ndryshme nga nxënësit me simbol të shtetit të Ukrainës dhe të shtetit tonë Kosovës”.

Ndryshe, sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë duke vazhduar tash e gjashtë ditë, ku raportohet për dëme të mëdha materiale dhe persona të vrarë.

Më Shumë

Totaj priti përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të forcuar transparencën në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe...

McCorrmick i Rahovecit shpallet MVP i javës

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë, me çdo ndeshje, që është shumë e rëndësishme për çdo pozitë. MVP i javës shpallet J'von McCorrmick...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit