Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvend të Prizrenit, Sefer Saramati, ka qenë drejtori i parë i shkollës ” Lekë Dukagjini ” në këtë qytet.
Ai tregon se kjo shkollë u ndërtua më mjetet e një ” huaje ” popullore të shpallur në vitin 1969/70 në të gjitha komunat e Kosovës.
“Me këtë ‘hua’, gjithë të punësuarit në të gjitha shkollat, ndërmarrjet punuese, entet shtetërore, ndanin mjete në shumën e një page mujore, të ndarë në 12 këste”,tregon Seramati.
“Qëllimi i kësaj huaje ishte ndërtimi i objekteve shkollore, meqenëse hapësirat ekzistuese shkollore nuk mjaftonin më”.
Ai tregon se nga këto mjete financiare u ndërtuan disa shkolla “tipike” në disa qendra të Kosovës, si në Suharekë, Gjakovë e gjetiu.
“Objekti u ndërtua në lokacionin që quhej ” Lakuriqi Verior “.Punimet u kryen jo plotësisht në verën e vitit 1974, kur u bë edhe inaugurimi i sajë”.
“Ushtrues i detyrës së drejtorit u emërova unë ( Sefer Saramati ),detyrë të cilën si drejtor e kam ushtruar deri në janar të vitit 1987”.
“Objekti shkollor ishte i rrethuar me ara të mbjella me perime e zarzavate”.
“Nuk kishte as rrethojë. Rrugët nëpër të cilat vinin fëmijët në shkollë ishin rrugë fushore e me baltë, dhe paraqiste vështirësi të mëdha për mirëmbajtje të pastërtisë”.
“Me shtrirjen e lagjes rritej edhe numër i nxënësve dhe paraleleve”.
“Sa për ilustrim në fund vitit shkollor 1984/85, kur një numër nxënësish e paralelesh kaluan në shkollën e porsandërtuar ” Abdyl Frashëri “, ka patuar 72 paralele dhe 3009 nxënës”.
“Personeli mësimor ishte i ri dhe me kualifikime përkatëse dhe një elan të paparë për punë, e harmoni ndër kolegiale”.
“ Sot vazhdon të jetë ndër shkollat më në zë për suksese në punë”.
(Shkrimi është Sponzorizuar )