7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Seks me të miturat në Suharekë, 9 policë nën hetime

Dy vajza të mitura dyshohet se po abuzoheshin seksualisht nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në kohën kur familjet kishin kërkuar nga Policia që t’i gjente ato, pasi i kishin raportuar për të zhdukura.

Rreth këtij skandali, Inspektorati Policor i Kosovës është duke hetuar së paku nëntë policë.

Ndonjëri prej tyre dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 14 vjeçen dhe 15 vjeçen, ndonjë tjetër se ka ditur për këtë veprimtari të paligjshme të kolegëve, por nuk e kanë lajmëruar dhe të tjerë se janë munduar të ndikojnë tek viktimat, në mënyrë që të miturat të mos raportonin për abuzimin e tyre seksual në disa motele në Suharekë dhe përreth.

Siç tregojnë për “Zërin” burime pranë Hetuesisë, e tërë ngjarja ka nisur më 9 qershor kur Nita (emri i ndryshuar nga redaksia), 14 vjeçe, me prejardhje nga një fshat malor i komunës së Suharekës, ishte raportuar si e zhdukur nga gjyshja e saj. 58 vjeçes i kishte ardhur mbesa nga Italia për pushime dhe e njëjta për një javë nuk ishte kthyer në shtëpi./Zeri/

Më Shumë

Bashkimi mposhtet në Pejë

Skuadra e Bashkimit ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Peja 03, në ndeshjen e zhvilluar sot në Palestrën Sportive “Karagaçi”, në kuadër të xhiros...

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Lajmet e Fundit