Haxhi FERATI
Këndvështrim përballë ripozicionimeve të shtetit dhe pushtetit
Nevoja për një fuqi të organizuar për njeriun, shoqërinë dhe shtetin ka qenë një nevojë e kahmotshme përgjatë gjithë historisë njerëzore. Me lindjen e shtetit, kjo nevojë u plotësua, dhe bashkë me të lindi edhe fuqia e organizuar – shteti, si simbol i fuqisë, ngase fuqia ishte vetë shteti. Me kohën, trendet e evoluimit të rolit të shtetit si fuqi ndikimi afirmuan një qasje të re lidhur me pozicionimin e fuqisë së ndikimit. Fuqia e ndikimit nga aktori shtet po transferohet dhe po ripozicionohet gradualisht kah aktori jo-shtet, përkatësisht nga ‘shteti’ kah ‘pushteti’ si fuqi ndikimi. Me këtë, realisht po sfidohet shteti si fuqi ndikimi. Një numër jo i vogël i shteteve në botë, sidomos ato autoritare e antidemokratike me tendenca hegjemoniste, si Rusia, Serbia dhe disa vende të tjera antidemokratike, të cilat janë mike të tyre, fuqinë e ndikimit e shohin ekskluzivisht tek fuqia ushtarake, si fuqi më e koncentruar e shtetit.
Kjo qasje ndaj fuqisë së ndikimit në raportet midis vendeve duket se po bëhet kërcënim serioz dhe shumë i rrezikshëm për proceset demokratike në botë, mbi të gjitha për paqen dhe sigurinë në botë, pikërisht në kohën kur dukej se gjuha e forcës, për më tepër ajo e forcës ushtarake, po i krijonte hapësirë gjuhës tjetër, të nxitur nga faktorët e rinj si fuqi ndikimi.
Sot kjo duket të jetë një sfidë e madhe për shtetin dhe gjithë lidershipin botëror, sidomos për fuqitë e mëdha botërore, të cilat deri dje kanë qenë fuqi të pazëvendësueshme ndikimi, e sot po tregojnë neglizhencë dhe paaftësi, madje pafuqishmëri për t’u përballur me realitete të reja e të papritura në rrugën për një të ardhme më të sigurt për njerëzimin. Kështu, ata po tregojnë se nuk janë më të vetmit dhe të pashoq si fuqi ndikimi në rrjedhat dhe proceset botërore. Fati i luftës dhe paqes ka qenë në duart e tyre; me një fjalë, kanë qenë zotër të paqes dhe luftës, por sot realisht duket se është zbehur fuqia e tyre e ndikimit, ndër të tjera edhe për shkak të trendeve globale lidhur me ‘ripozicionimin e fuqisë së ndikimit’.
Shembull tipik në këtë kontekst është edhe paaftësia e lidershipit botëror për t’u përballur me këto dy kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë botërore: lufta Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë.
Prandaj, dy pyetje të mëdha, të cilat domosdo kërkojnë përgjigje, janë:
1. Çfarë po ndodh me ‘FUQINË’, si fuqi ndikimi?
2. Çfarë po ndodh me PUSHTETIN, si fuqi ndikimi?
Disa përkufizime lidhur me termin – ‘FUQI’
Fuqia kuptohet si:
Thelb i mbijetesës njerëzore, por edhe rreziku;
Aftësi e individit, grupit ose shtetit për t’i imponuar vullnetin e tij tjetrit;
Aftësi për të detyruar një subjekt tjetër të bëjë diçka që ai normalisht nuk do ta bënte.
<<Kudo që zbulova jetën, zbulova edhe dëshirën për fuqi>>
Friedrich Nietzsche
Rendi i ri gjeopolitik botëror po ngritë edhe pyetje dhe dilema të tjera të mëdha lidhur me fenomenin ‘FUQI’, të cilat kërkojnë shpjegime dhe përgjigje, si:
Ku qëndron sot fuqia e ndikimit?
A është siguria determinuese e rikonfigurimit të fuqisë së ndikimit?
Çfarë po ndodh me shtetin si fuqi ndikimi?
Çfarë po ndodh me pushtetin si fuqi?
Pushteti ‘fuqi’:
Manifestohet si: fuqi ekonomike, fuqi sociale, fuqi ushtarake, fuqi politike, etj.
Ushtrohet si i ndërlidhur, ndërvarur dhe ndërkushtëzuar me elemente të tjera të fuqisë.
Elemente bazë të ‘fuqisë’ konsiderohen:
Territori, popullsia dhe fuqia ekonomike, ndërkaq
Ushtrimi i pushtetit konsiderohet thelb i “fuqisë” dhe faktor determinues i rrjedhave dhe proceseve shoqërore.
Për Kosovën si shtet i ri, në këtë periudhë të ngritjes dhe ndërtimit të identitetit shtetëror, pa tradita e përvoja të mëdha në ngritjen dhe inaugurimin e fuqisë së ndikimit karshi vendeve të tjera, kjo paraqet një sfidë të madhe për çdo qytetar të Kosovës, që me kapacitet dhe mundësitë e veta të ndihmojë dhe mbështesë rikonfigurimin e fuqisë së ndikimit, duke fuqizuar <<ushtrimin e pushtetit>>.
“Pushteti si FUQI” – (“Ushtrimi i Pushtetit”) si kategori politike pritet të jetë e ardhmja e sistemeve politike bashkëkohore në rrafshin global, por edhe e ardhmja dhe perspektiva e sigurt për shtetin dhe kombin tonë. Politikat tona duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë gjithë asaj që po ndodh në shtetin tonë, por edhe në gjithë gjeohapësirën tonë kombëtare, rreth asaj që quhet ‘Ushtrim i pushtetit’.
Ushtrimi i pushtetit e materializon dhe e vë në jetë çdo politikë të shtetit, duke e bërë pjesë të pandarë të vetes, gjithnjë në funksion të ngritjes së fuqisë së shtetit, për të siguruar vend të barabartë dhe të sigurt në sistemin e shteteve në rrafshin global.
Ajo që e ka iniciuar dhe i ka siguruar bazën gjithë këtyre ndryshimeve dhe ripozicionimeve të fuqisë së ndikimit, pa dyshim është “SIGURIA”, e nxitur dhe e determinuar nga “ushtrimi i pushteteve” si fuqi ndikimi në rrafshin global, por edhe nga “Lufta dhe lufta e armatosur” si fenomen në evoluim e sipër. Këto duhet të zgjojnë interesimin dhe përkushtimin tonë shumë të fuqishëm, sidomos të atyre mekanizmave të sigurisë, të cilët janë të thirrur për t’i përcjellë dhe kuptuar këto trende të evoluimit të sigurisë, sidomos ato që ndërlidhen me ushtrimin e pushtetit mbi fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. E gjithë kjo është e rëndësishme për ripozicionimin e fuqisë së ndikimit midis ‘fuqisë së shtetit dhe pushtetit’. Duhet të kuptojmë qartë se ‘Fuqia e Shtetit’ po ripozicionohet kah ‘FUQIA E PUSHTETIT’.
Duhet kuptuar se ‘Nuk mund të ketë shtet të fuqishëm pa pushtet të fuqishëm’. Kosova sot, më shumë se kurrë, duhet të përdorë gjithë kapacitetet e veta për të ngritur një pushtet të fuqishëm, funksional dhe të përgjegjshëm për të drejtuar dhe udhëhequr të gjitha fushat e jetës, me kujdes të veçantë për ngritjen e aftësisë mbrojtëse për përballje me kërcënimet e reja për sigurinë e vendit dhe qenien tonë.
Kosovës sot dhe nesër nuk i kanoset rreziku real nga kërcënimet e jashtme, të paktën jo me luftë dhe luftë të armatosur. Fatkeqësisht, rreziku më i madh po i vjen nga brenda, e që ndërlidhet me ‘Ushtrimin e Pushtetit’ të saj. E vërteta është se Kosova nuk ka qenë e përgatitur