SHBA heq vizat për Kroacinë?!

 

Ky program, parasheh 90 ditë qëndrim në SHBA, për biznes ose turizëm, pa qenë nevoja për vizë.

”Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci”, shkruan Blinken në twitter, përcjell Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, është kryeministri kroat ai i cili u përgjigj me dy cicërima në twitter.

”Ne konfirmojmë partneritetin midis Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe përfitimi më i madh i heqjes së vizave do të përfitojnë qytetarët kroatë të cilët do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Amerikë. Ne mezi presim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit!”

 

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit