Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues të kësaj akademie, me të cilët u diskutuan çështje me interes të përbashkët në fushën e zhvillimit profesional dhe bashkëpunimit institucional.
Në fokus të takimit ishin nevojat trajnuese të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të gjykatës, sfidat me të cilat përballen në ushtrimin e detyrave të përditshme, si dhe mundësitë për avancimin e kapaciteteve profesionale përmes programeve të specializuara të Akademisë së Drejtësisë, raporton PrizrenPress.

“Në takim u bisedua për nevojat trajnuese të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të kësaj gjykate, sfidat me të cilat përballen në ushtrimin e detyrave të tyre, si dhe mundësitë për avancimin e kapaciteteve profesionale përmes programeve të specializuara të Akademisë së Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Gjykatën Themelore në Prizren, duke ofruar mbështetje në realizimin e programeve trajnuese dhe aktiviteteve profesionale.
Në përfundim të takimit, palët ritheksuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit institucional, me synim forcimin e profesionalizmit, efikasitetit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të sistemit gjyqësor në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
