Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën e caktuar të shpërndarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë vreshtarët që figurojnë në listën përfituese mund ta marrin preparatin tek subjekti i autorizuar “Agronomi” në Bërnjakë.

Autoritetet komunale nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me sasinë e preparatit apo kohëzgjatjen e shpërndarjes, por kanë bërë të ditur se procesi është duke u zhvilluar sipas listës së përfituesve të miratuar paraprakisht.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit